Virusi/ Besa Shahini konsultohet me ministrat e 72 shteteve për mësimin online

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka nisur konsultimet me homologët e saj në 72 shtete për të të mësuar praktikat më të mira për mësimin virtual në kushtet e epidemisë së koronavirusit.

"Bashkëbisedim me ministrat e arsimit të 72 shteteve, përfshirë vendet më të prekura nga koronavirusi, për të ndarë eksperiencat më të mira të arsimimit në kushte të mbylljes së shkollave", njoftoi Shahini në fotot e mëposhtme.

Po sot, Ministria ka dhënë udhëzime për Maturën shtetërore dhe klasat virtuale, si do të veprojnë. "Udhëzues për klasat virtuale. Mësuesit, nxënësit dhe prinderit orientohen këtu për punën online në kushtet e shtëpisë"