Thirrja e shefit të urgjencës: Nuk ka rrugë tjetër! Qëndroni në shtëpi, jemi në…

Shefi i Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj në një deklaratë për mediat bëri thirrje që duhet të qëndrosh në shtëpi, pasi rrezikon që të përhapet virusi.

Pas rritjes së rasteve të personave të infektuar me koronavirus, ku numri zyrtar ka shkuar në 10, Brataj kërkoi që qytetarët most ë dalin, por ti marrin seriozisht masat.

‘Jemi në kushtet e fillimit të epidemia. Ka sëmundshmëri. Kemi dhe të panjohurën e këtij virusi. Ajo që dua të them është se është trefishuar numri i thirrjeve. 80% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin simptoma. Në këtë sezon kemi pasur gjithmonë gripin. Jemi në të njëjtat kushte në këtë moment. Ka një shpërndarje të shpejtë.

Gjithsescili të rri në shtëpi të vet. Duhet të jemi të ndërgjeshëm. E ndaloi Kina. I morën masa. Nuk ka rrugë tjetër nuk është vetëm forca dhe ligji. Duhet të izolojmë kontaktet. Distance 1 metër, edhe unë jam i stresuar. Duhet thjeshtë bashkëpunim.

Jo në spital sepse po të shkosh, mund ta merrni nëpërmjet kontaktit. Ju lutem. Kemi dhe sëmundje të tjera. Është e njëjta gjë. Duhet të merrni parasysh këshillat’, tha Brataj.