VIDEO/ Vrapoi shkallëve t'i shpëtojë Policisë së Veliajt, koka në beton ...

Në kohën që kryebashkiaku Erion Veliaj, iu uronte festat e 7-8 marsit, disa zonjave të përzgjedhura -  një grup policësh të tij po përndiqnin një grua në cepin tjetër të Tiranës. Shiheni videon në fund.

Gruaja rrëmbeu kutinë me ca fruta që po i shiste dhe nisi të kapërcente shkallët me rrëmbim, për të mos lejuar t’ia sekuestronin atë pak gjë, ndërkohë që dikush përballë saj po e filmonte. Pa e ditur ajo.

Kur Veliaj po duartrokitej për arritjet e tij në modernizimin e kryeqytetit, shiko: Shitësja e varfër e mollëve rrëshqiti! Mollët u derdhën poshtë shkallëve, ndërkohë koka e saj përplasej pas betonit tek binte e binte....

Polici sipër saj nuk reagoi, policia para gruas, nënës, motrës...

Shihe!

Ulërima dhimbjeje dëgjohen nga personi që po e filmonte rastësisht skenën, video mbyllet me ankth!  

Askush nuk do ta kishte parë sot këtë skenë makthi, varfërie, skamjeje, dhune, vrasjeje të një gruaje në Tiranë -  nëse ajo nuk do të ishte filmuar rastësisht dhe  publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha.  Berisha ka i ka vënë vetëm këtë emër, skenës që të le pa fjalë dhe shohim sot: "Katilët e Lal Plehut!" dhe na e jep ta shohim. /ar.sh/SYRI.NET