ZYRTARE/ Merret vendimi: Barcelona – Napoli, luhet pa tifozë

Tashmë vjen edhe konfirmimi. Ndeshja e kthimit në Champions League mes Barcelonës dhe Napolit do të luhet pa tifozë për shkak të frikës nga koronavirusi.

Ndeshja e planifikuar të luhet të mërkurën, më 18 mars, për raundin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve, është vendosur të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Në mungesë të konfirmimit zyrtar nga FC Barcelona, vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë mëngjes në selinë e Departamentit e rajonit të Katalonjës, në të cilin ka marrë pjesë edhe Gerard Figueras, Sekretariati i Përgjithshëm i Sportit.

Në orën 9 të mëngjesit, Barça ka mbërritur të përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Oscar Grau, Albert Soler, drejtori i Seksioneve Profesionale dhe Ramon Canal , shef i Shërbimeve Mjekësore të klubit.