Bllokohen të gjitha fluturimet me Italinë

Shqipëria ka vendosur që të bllokojë të gjitha fluturimet me Italinë.

Asnjë avion nuk do të lejohet që të vijë në Shqipëri nga Italia.

Deklaratën e ka bërë ministrja e Transporteve, Belinda Balluku.

Sipas saj, avionët mund të marrin pasagjerë nga Tirana, por nuk mund të sjellin njerëz në Rinas.

‘Të gjitha aeroportet duke u nisur nga Shqipëria nuk do te jenë më të aksesueshme.

Të gjithë pasagjerët kanë kaluar në kontroll mjekësor. Të gjithë personave të sapo ardhur në Shqipëri do tu kërkohet vetëkarantimi.

Në raste kur autoritetet italiane do të vendosin të tërheqin shtetas të tyre do të jenë të mundur vetëm nëse avionët do të jenë pa pasagjerë’, tha Balluku.