Konfirmohen 3 raste të reja në Maqedoninë e Veriut, familjarë të çiftit nga Dibra

Këtë të hënë, numri i rasteve të personave të prekur me koronavirus është rritur me 3 raste të reja në Maqedoninë e Veriut.

Nga deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë, tre personat e infektuar janë familjarë të çiftit tashmë të infektuar nga Dibra.

“Pacientët pozitivë, nga e premtja, 6 marsi, kanë qenë në izolim shtëpiak, që nga sonte ata do të trajtohen në spital pranë Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Febrile në Shkup”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Me tre rastet e reja të ditës së sotme, shkon në 7 numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Maqedoninë e Veriut.