EMRI/ Gruaja nga Durrësi shkoi të kurohej në Itali, vdiq nga koronavirusi

Bëhen të ditura detaje më të hollësishme lidhur me vdekjen e 55-vjeçares nga Durrësi, e cila humbi jetën në Itali për shkak të komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga koronavirusi, nga i cili rezultoi pozitive.

55-vjeçarja Qamile Shera banore e lagjes nr. 10, shkoi në kurim rreth një muaj më parë, në Itali.

Në vendin fqinjë, ajo u infektua nga dhëndri italian.

Për shkak se 55-vjeçarja ishte e prekur nga diabeti, ajo pati komplikacione të mëtejshme dhe vdiq nga ataku kardiak.

Dokumenti konfirmon vdekjen e 55-vjeçares.

Vdekja e saj u pranua edhe nga konsullja shqiptare në Milano, Anila Pojani.

Trupi i gruas pritet të mbërrijë në atdhe të enjten.