Një tjetër ndeshje e Europa League do luhet pa tifozë

Pas sfidës Sevilla-Roma, e cila do të luhet pa tifozë, UEFA konfirmoi se edhe takimi tjetër i raundit të 1/16-ave të Ligës së Europës, Olimpiakos-Wolves, do të luhet me dyer të mbyllura.

Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë nga mediat e huaja, takimi i ditës së enjte mes skuadrave greke dhe angleze do të luhet në stadiumin “Karaiskakis” pa tifozë për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit në tokën helene.

Disa takime të kompeticioneve europiane si: PSG-Borusia Dortmund dhe Valencia-Atalanta (Liga e Kampioneve) si dhe Sevilla-Roma (Liga e Europës) do të luhet pa tifozë, kurse ndeshja Basel-Eintraht Frankfurt është shtyrë për shkak të numrit të madh të personave të infektuar në Zvicër nga koronavirusi.