Sormani: S’i komentoj vendimet e arbitrave, na mungon finalizimi

Partizani regjistroi një tjetër humbje zhgënjyese në kampionat. Të kuqtë u mposhtën me rezultatin 1-0 nga Vllaznia në “Loro Boriçi” pa tifozë.

Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i skuadrës kampione, Adolfo Sormani, u shfaq i zhgënjyer, duke deklaruar: “Nuk dua të komentoj asgjë përsa i përket vendimeve të gjyqtarëve. Të vjen keq, se skuadra prodhon. Është problem individual, na mungon finalizimi. Gjithë kjo punë e bërë shkon kot. Të vjen keq që humbet një ndeshje të tillë”.