Kanadaja raporton vdekjen e parë nga koronavirusi/ Viktima banor i një azili pleqsh

Kanada ka regjistruar vdekjen e saj të parë nga koronavirusi i ri, i cili ishte një banor i një azili pleqsh në British Columbia, tha të hënën zyrtari shëndetësor i krahinës Bonnie Henry, në një konferencë për shtyp.

Henry njoftoi të shtunën se dy banorë në azilin e pleqve në Lynn Valley të Vancouverit verior, kishin rezultuar pozitiv, pasi një punonjës shëndetësor në objekt u zbulua se kishte virusin, rapotron Reuters.