Udhëheqësit e BE do zhvillojnë ‘telekonferencë krize’ për të trajtuar koronavirusin

Së shpejti, drejtuesit e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë bisedime urgjente për të diskutuar një përgjigje të përbashkët ndaj koronavirusit, thanë zyrtarët të hënën, pasi ekzekutivi i bllokut po konsideron rregulla relaksuese të subvencioneve shtetërore, për të lejuar shpenzime shtesë publike.

Njoftimi i telekonferencës, që ka të ngjarë të bëhet të martën, erdhi pasi Italia dhe Franca bënë thirrje për një stimulim në mbarë Evropën për të kundërshtuar ndikimin ekonomik të epidemisë, raporton Reuters.

Përhapja e koronavirusit nga Kina në Azi, Evropë dhe Amerikë ka shkaktuar përçarje të mëdha në operacionet e biznesit, zinxhirët e furnizimit dhe aktivitetin ekonomik.

Analistët thonë se ekonomia botërore është drejtuar drejt një rënie të mprehtë, ndoshta një recesioni.

"Pas konsultimeve, së shpejti do zhvilloj një thirrje konference për anëtarët e EUCO mbi COVID-19, për të koordinuar përpjekjet e BE", ka cicëruar Charles Michel, i cili kryeson samitet e BE. "Ne kemi nevojë për të bashkëpunuar në mënyrë që të mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë."

Kreu i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të hënën, se ekzekutivi i bllokut po shqyrtonte të gjitha opsionet për të ndihmuar ekonominë.