Frika nga koronavirusi, ja vendimi për sfidën e sotme në Skënderbeu – Kukësi

Koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri.

Vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për mbylljen e çdo aktiviteti sportiv deri më 3 prill prej frikës së përhapjes së koronavirusit ka krijuar një kaos edhe për futbollin shqiptar.

Burime të “News24” bëjnë me dije që përballja e sotme Mes Skënderbeut dhe Kukësit do të zhvillohet në Korçë por pa tifozë.

FSHF i ka dorëzuar qeverisë një kërkesë që aktivitetet sportive mos pezullohen por të zhvillohen me dyer të mbyllur ashtu siç po vepron Serie A.

Mbrëmjen e djeshme janë konfirmuar dy personat e parë për Shqipërinë, babë e bir, të prekur nga koronavirusi.