Del Piero thumbon: Juventus - Inter, film që e kemi parë disa herë...

Ish-kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero menjëherë pas derbit të Italisë ka analizuar fitoren 2-1 të bardhezinjve ndaj Interit.

I ftuar te studiot e "Sky Sport", De Piero tha se Juventusi ka diferencë me Interin, duke theksuar se kjo ndeshje është si një film që e ka parë.

"Më duket si një film që e kam parë dhe të gjithë e kemi parë. Juventusi has vështirësi dhe zhytet në këtë moment, po kur duhet të fitojë e bën më së miri. Pas golit luajti shumë mirë, në përgjithësi ka ende diferencë me Interin. U pa në dy takimet direkte.

"Dybala? Fantastik te aksioni golit dhe goditja që bëri me të jashtmen. Nuk ishte e lehtë. U fut për të bërë diferencën dhe e bëri më së miri", tha ish-kapiteni torinez.