Nuk kishte bërë vaksinën, vajza që humbi shikimin nga gripi e rifiton pas mrekullisë

Një vajzë nga Iowa humbi shikimin pas një përballje me gripin që e çoi shumë pranë vdekjes.

Vetëm pak javë pasi ajo la spitalin në janar, familjarët e panë 4 vjeçaren teksa ecte pa prekur muret. Ata filluan të dyshonin kështu se vajza kishte rifituar shikimin dhe e vërtetuan këtë me teste.

Xhejd nuk kishte bërë një vaksinë kundër gripit dhe u sëmur me të një ditë para krishtlindjeve. Ajo pati një temperaturë shumë të lartë dhe një krizë. Doktorët u thanë prindërve se 4 vjeçarja kishte pësuar dëme të rënda në tru, duke pasur frikë se ajo mund të mos zgjohej më kurrë.

Por ajo që ndodhi ishte një mrekulli. Në ditën e vitit të ri Xhejd hapi sytë dhe buzëqeshi. Që nga ky moment ajo vazhdonte të përmirësohej, pavaërisht se ajo tashmë kishte humbur shikimin.

Ende ekziston frika se Xhejd mund të përjetojë kriza të tjera, por prindërit janë mjaftuar me mrekullinë që u ndodhi dhe thonë se nuk do të dorëzohen në luftën për të shëruar plotësisht vajzën e tyre.