‘Humbja nga Betisi mund të na kushtojë titullin’, frikësohet futbollisti i Realit!

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, ka pranuar se humbja nga Betisi mund t’i kushtojë Realit titullin në La Liga.

“Los Blancos” humbën në transfertë me rezultatin 2-1, duke mbetur 2 pikë pas Barcelonës në renditjen e La Ligas.

“Ata ishin superiorë dhe luajtën më mirë, nuk ka arsyetime, futbolli është i thjeshtë. Në La Liga, secila ndeshje është e vështirë. Për ta fituar La Ligan duhet të luajmë mirë në secilën ndeshje dhe ne nuk luajtëm mirë”, vijoi ai.

 “Duhet të vazhdojmë të angazhohemi shumë, nuk e kemi kryer detyrën dhe nuk kemi luajtur ashtu si luajtëm ndaj Barcelonës”, theksoi ai.

 “Kjo humbje mund të na kushtojë shtrenjt. Tani duhet të shikojmë përpara në duelin ndaj Eibarit”, ka deklaruar mesfushori brazilian.