Ndalohen familjarët e pacientëve në spitale, por ja si futen pa maska te Infektivi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në të gjitha spitalet do të kufizohet lëvizja e shoqëruesve dhe e familjarëve të pacientëve nëpër spitale.

Të vetmet raste të lejuara do të jenë vetëm kur kërkesa është bërë nga drejtoria spitalore. Më parë vizitat ishin me orare, ndërsa tashmë janë ndaluar.

Ndërkohë që në vendin tonë janë konfirmuar dy rastet e para me covid 19, janë shtuar masat nga autoritetet.

Por duket se masat nuk po respektohen kudo.

Në Urgjencën Infektive në Tiranë, siç shihet në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se si familjarët ashtu dhe pacientët lejohen të hyjnë pa maska.