Zidane flet pas ndeshjes: Ja fajtori për humbjen ndaj Betis!

Real Madrid pësoi humbje shokuese 2-1 në transfertë përballë Betis.

Në një deklaratë për mediat, Zidane tha se është përgjegjës për këtë disfatë të rëndë për Realin.

“Ne nuk morëm asgjë sot, dhe unë jam fajtor për këtë humbje. Unë duhet të shikoj dhe të analizoj se çfarë ndodhi. Do të luftojmë për të fituar ligën deri në javën e fundit”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Unë jam me lojtarët e mi deri në vdekje. Unë jam përgjegjës këtu për çdo disfatë. Ne do të analizojmë atë që ndodhi dhe do të vazhdojmë më tej”.

“Ne kemi luajtur keq. Shumë gabime. Na mungoi gjithçka, loja, zotërimi i topit, ishte ndeshja më e keqe e sezonit. Ne nuk merituam të fitonim. Ne nuk mund të jemi të lumtur. Ne filluam keq, dhe nuk mund t’i korrigjonim gabimet. Nuk kemi asnjë shpjegim për momentin”.

“Kjo është përgjegjësia ime. Na ka munguar gjithçka, kontrolli i topit, ne kurrë nuk humbasim aq shumë topa, ky ishte problemi ynë kryesor sonte”, tha Zidane pas ndeshjes.