Conte jep këtë deklaratë pas humbjes së bujshme ndaj Juventusit

Trajneri i Interit, Antonio Conte nuk ka nguruar të përgëzojë Juventusin.

Nerazzurët u mposhtën 2-0 në transfertë nga “Zonja e Vjetër” në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A, duke mbetur 9 pikë pas torinezëve.

Conte deklaroi se loja ishte e baraspeshuar deri në momentin kur pësuan gol dhe aty ndikoi në humbjen e përqendrimit, shkruan SYRI.net.

“Ishte një ndeshje e balancuar deri në momentin që pësuam golin e parë. Filluam pjesën e dytë më mirë, por goli i Ramseyt ndryshoi gjithçka”, ka thënë ai.

“E rriti besimin e tyre dhe godit tonin, kështu që ne e kishim të pamundur të kthjelloheshim nga ajo gjë. Interi nuk është në nivelin e Juventusit”.

 “Juventusi është një nivel tjetër dhe ne duhet të mësojmë nga kjo humbje që pësuam në mënyrë që mos të humbim pikë nga takimet tjera. Aktualisht jemi 9 pikë pas dhe me një ndeshje më pak, por që duhet të ngushtojmë diferencën të paktën në gjashtë dhe të afrohemi dalëngadalë”, ka shtuar më tej Conte.

Juventusi është në kuotën e 63 pikëve dhe ndiqet nga Lazio vetëm një më pak, ndërsa deri në fund të kampionatit ka edhe 12 ndeshje.