'Kur kisha kaçurrela femrat...'/ Reagon deputeti: Heqin një fjali nga konteksti për të më baltosur

U bë i famshëm për publikun me fjalimin e tij të famshëm të para pak ditëve në parlament. Por kur u mendua se çdo gjë u harrua, deputeti Kostaq Papa sqaron gjithçka përmes një postimi në Facebook.

Sipas Papës, fjalimi I tij është hequr nga konteksti për të hedhur baltë mbi të.

Deputeti shton se kjo bëhet vetëm për të goditur një person që kërkoi të kontrollohen tenderat e korrupsionit.

Reagimi i plotë:

"Heqin një fjali nga konteksti dhe bëjnë futboll me të dhe përpiqen të hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korupsionit.
Thjeshtë rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan tia dinë për integrimin e vendit në BE por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë!

Zoti dhe e drejta është me shqiptarët!

Zoti dhe e drejta është me Deputetin Kostaq Papa që ska prekur e nuk do prek asnjë lekë publike.
E keqja e shqiptarëve vjen nga shqiptarët.

Mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët! Ky shekull është i Shqiptarëve!

SHQIPËRI ATDHEU IM!

Falenderoj gjithë ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhëtar e poshtërues.

KOSTAQ PAPA, Deputet i Tiranës dhe Emigracionit".

Fjalimi i Papës që u bë hit në internet: