FOTO/ Veshja ia 'vizaton' trupin Kim K-së

Kim tregon trupin me veshje të ngushta

Kim Kardashian doli në shooping me Scott Disick në Los Angeles të premten, dhe ajo s’kishte si të mos e tërheqtë vëmendjen e paparacëve.

Ylli i realitetit TV, 39 vjeç, veshi një palë pantallona të çuditshme të stilit “cowboy” të cilat paraqitnin detaje metalike dhe ngjiteshin deri tek beli, transmeton Indeksonline.

Kim lejoi që pantallonat e saj tërheqëse të fokusonin linjat e saj duke e kompletuar pamjen e saj me një bluzë ngjyrë bezhë dhe një palë çizme të stilit të gjarprit.

Kim dhe Scott u duk se po filmonin një skenë për sezonin e 18 të “Keeping Up With The Kardashians” që kthehen në ekranet televizive më 26 mars.

Duket se nëna e katër fëmijëve u frymëzua nga motrat e saj më të reja të modës, të cilat morën pjesë në një aheng në LA të enjten mbrëma në veshjen të tillë.

Për veshje, Kim duket se u inspirua nga motrat Kendall dhe Kylie të cilat u panë me dukje të ngjashme një natë më herët.