Harta botërore me të dhënat në kohë reale/ Italia e dytë në botë për numrin e viktimave dhe të prekurve me Koronavirus

Italia, me 366 viktima dhe 7375 të prekur në total, është shteti i dytë sa I përket rasteve me Koronavirus pas Kinës, e cila numëron mbi 80 mijë raste dhe rreth 3 mijë viktima, raporton Syri.net.

Të dhënat vijnë nga Universiteti Johns Hopkins.

Pas Kinës dhe Italisë vendin e tretë e ze Irani me 194 viktima dhe më pas Korea e Jugut me 50.

Numri i të prekurve vijon të rritet edhe në Greqi, ku tashmë numërohen 66 të infektuar, 47 prej të cilëve pelegrinë të rikthyer me të njëjtin autobus nga Izraeli dhe Egjipti. Irani është një tjetër pikë e nxehtë e koronavirusit ku numërohen 145 të vdekur dhe mbi 6 mijë të infektuar. Shtim të numrit të të prekurve ka pasur edhe në Francë, Gjermani, Spanjë, Britani të Madhe e Holandë. Bullgaria, Malta, e disa vende të Amerikës Latine janë futur gjatë orëve të fundit në listën e vendeve të prekura.

 

Ndërsa shteti federal amerikan i Nju Jorkut shpalli gjendjen e emergjencës. 

Në mbarë globin, në këtë momente numërohen 109,711 raste të prekurish me Koronavirus, ndërsa viktimat arrijnë në 3802.

Nga të prekurit, 60694 janë shëruar, raporton Syri.net.

Rreth 16 milionë banorë në Itali janë futur në karantinë pas dekretit të kryeministrit Giuseppe Conte. Ata e kanë të ndaluar të dalin nga zona e tyre, në rast të kundërt rrezikojnë deri në 3 muaj burgim. /A.R, Syri.net

Harta botërore me të dhënat në kohë reale sa i përket rasteve me Koronavirus dhe viktimat:

https://www.corriere.it/speciale/esteri/2020/mappa-coronavirus/