Ambasadorja amerikane uron 8 Marsin dhe na njeh me historinë e dy unazave që mban në duar

Për të uruar ditën e Grave dhe festën e nënës ambasadorja e ShBA-ve, Yuri Kim ka zgjedhur një urim të veçantë.

Teksa ka postuar një foto të duarve të saj ku mban dy unaza, Kim ka treguar se në dorën e djathtë mban një unazë që ia ka dhuruar mamaja dhe në dorën e majtë, një unazë që ia ka blerë vetes kur filloi punë.

“Çdo ditë në dorën e djathtë mbaj një unazë që ma ka dhuruar mamaja ime dhe në të majtën, një unazë që ia bleva vetes kur fillova punë. Gëzuar festën e nënës! Gëzuar Ditën e Grave”, Ambasadorja Yuri Kim.