Sokol Cikalleshi, gol dhe asist në fitoren e Akhisarspor

Sokol Cikalleshi është duke kaluar një formë shumë të mirë, teksa ditën e sotme ka qenë protagonist me skuadrën turke të Akhisarspor.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në 2 nga 3 golat e skuadrës së tij, në fitoren 3-2 ndaj Osmanlispor.

Në minutën e 42-të, Cikalleshi shënoi për ekipin e tij, pas një asisti perfekt të marrë nga Celenkt.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën ishte përsëri Cikalleshi protagonist.

Në minutën e 53-të, kavajasi dha asist për Keles, duke i dhënë një ndihmë shumë të madhe ekipit të tij.