Derbi i Manchesterit/ Man United – Man City, formacionet e mundshme

Premier League na rezervon ditën e sotme një super përballje. Në orën 17:30, luhet derbi i qytetit të Manchesterit, United – City, në kuadër të javës së 29-të të kampionatit anglez.

Në derbi gjithmonë kërkohet triumfi, por në takimin e sotëm “Djajve të kuq” u intereson me shumë fitorja, duke patur parasysh se kërkojnë me patjetër të sigurojnë zonën Champions.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë disa ndryshime nga ndeshja e fundit me Derby-n në FA Cup. Në portë rikthehet De Gea, ndërsa Ighalo pavarësisht super ndeshjes që zhvilloi me Derby-n, do ta nisë nga stoli.

Nga ana tjetër,  “sky blues” do të jenë pa mbrojtësin Aymeric Laporte, por gjithsesi do të rikthehet mes shtyllave për “Citizens” braziliani Ederson, që në dy ndeshjet e fundit u zëvendësua nga portieri tjetër Claudio Bravo.

Më poshtë keni dhe formacionet e mundshme për të dy ekipet:

 

Manchester United

Manchester City