Derbi i Italisë/ Juventus – Inter, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Mbrëmjen e sotme në orën 20:45, luhet derbi i madh i Italisë, Juventus – Inter. Dy rivalët historik sfidohen në një përplasje titanësh për kreun e Serie-A.

Kjo sfidë është shumë ndryshe nga të tjerat mes këtyre dy skuadrave, pasi do të luhet pa praninë e tifozëve, për shkak të frikës së përhapjes së mëtejshme të koronavirusit. Megjithatë spektakli nuk do të mungojë, duke ditur që flitet për titullin kampion.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri do të ketë vetëm një dyshim për këtë takim: në qendër të mbrojtjes favorit është De Ligt ndaj Chiellinit të rikthyer së fundmi.

Ndërsa nga ana tjetër, Contes, i rikthehet portieri Handanovic. Në mbrojtjen me tre, Bastoni është në avantazh ndaj Godinit.

Më poshtë keni dhe rreshtimin e mundshëm për të dy ekipet.