Kategoria Superiore/ Ndeshjet e ditës së sotme, në ‘Air Albania’ luhet për fitore

Kategoria Superiore zbret sot në fushë, me ndeshjet e javës së 26-të.

Tre sfida do të luhen këtë të dielë, me Luftëarin dhe Bylisin zbresin në fushë që nga ora 14:00. Për ballashiotët fitorja është detyrë, duke parë kundërshtarin që kanë përballë. Pas humbjes në Laç kjo është autokritika e duhur për skuadrën e drejtuar nga Veljko Dovedan, që për këtë vit ende nuk e ka provuar shijen e fitores në kampionat.

E dënuar është edhe Teuta, që ndeshet në stadiumin “Niko Dovana” me Flamurtarin. Në Durrës janë djegur një herë me Luftëtarin dhe e kanë vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje dhe do tentojnë ta kalojnë me sukses. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Edi Martini.

Dita mbyllet me takimin  Tirana – Laçi. Bardheblutë kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive, por përballë do të kenë një kundërshtarë aspak të lehtë. Kurbinasit kanë disa mungesa për këtë sfidë, por gjithsesi nuk ka vend aspak për nënvlerësim dhe trajneri Emanuel Egbo e tha qartë dje në konferencë për shtyp. 

Ndeshjet:

14:00 Luftëtari- Bylis

14:00 Teuta-Flamurtari

17:00 Tirana-Laçi