Në luftë me koronavirusin/ Italia izolon 11 provinca dhe Lombardinë

Në luftë me koronavirusin, Italia shënoi një numër të lartë viktimash dhe të prekurish gjatë ditës së sotme, ku janë konfirmuar 233 viktima dhe mbi 5 mijë të infektuar.

Nga statistikat e publikuara nga kreu i Mbrojtjes Civile, Borrell, 597 pacientë janë janë në terapi intensive teksa 2 mijë e 651 janë me simptoma në spital dhe 1 mijë e 843 janë vetëizoluar në shtëpi.

Si masa shtesë kundë koronavirusit, qeveira italiane ka pezulluar në mënyrë absolute lëvizjet hyrëse dhe dalëse, me rajonin e Lombardisë dhe 11 provinca të tjera si Emilia Romagna, Piedmond, Veneto apo Venecia, nga 8 marsi deri më 3 prill.