VIDEO/ Messi duhej ndëshkuar me karton të kuq, shikoni ndërhyrjen horror ndaj kundërshtarit!

Barcelona i “falet” VAR-it për të marrë 3 pikë të çmuara ndaj Real Sociedad në “Camp Nou”.

Në minutën e 30’ Lionel Messi gjatë një dyluftimi gaboi duke shkelur brutalisht kundërshtarin por teknologjia nuk ndërhyri për ta ndëshkuar.

Nëse arbitri do të rishikonte pamjet në monitorin e VAR-it duhet të akordonte karton të kuq për shkak të ndërhyrjes agresive, shkruan SYRI.net.

Siç mund ta shihni më poshtë Messi jo vetëm shkel por duket se qëllimisht ushtron forcë me këmbë ndaj kundërshtarit.

Kujtojmë që golin e vetëm të takimit e shënoi Messi nga pika e bardhë e penalltisë dhe në këtë mënyrë Barcelona kanë marrë kryesimin provizor në La Liga.