VIDEO/ VAR-i jep penallti për Barçën, shikoni çfarë bën Messi nga pika e bardhë!

Barcelona i “falet” teknologjisë.

Pas 81 minutash vuajtje katalanasit kanë kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj Real Sociedadit e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.

Në fund të ndeshjes, VAR-i ndërhyn për t’i "servirur" arbitrit disa pamje të diskutueshme ku pretendohet një prekje të topit me dorë nga mbrojtësi i skuadrës mike, shkruan SYRI.net.

Nga pamjet duket prekja e dyshimtë por arbitri merr vendimin për të akorduar 11-metërsh. Leo Messi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.