Makina përplaset me autoambulancën në Elbasan, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një aksident I rëndë është regjistruar para pak minutash në qytetin e Elbasanit.

Sipas asaj që raporton gazetari I Syri-t nga ky qytet, në aksident janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Metalurgjik-Elbasan, pranë një supermarketi.

Shoferi I autoambulancës ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa nga aksidenti një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur.

Ajo është transferuar në spital por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. /A.R, Syri.net

Pamje nga vendngjarja:

Njoftimi i plotë i policisë:

Në aksin rrugor  Elbasan-Metalurgji, një autoambulancë e spitalit Elbasan, me drejtues shtetasin A. M., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A.M.,  banues në Elbasan.

Si pasojë  e aksidentit janë  lënduar drejtuesi i mjetit  “Volkswagen”,  si dhe  bashkëshortja e tij shtetasja N. M.,  të cilët jan? transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesjen  e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.