Derbi Vllaznia-Tirana/ Meta shfaqet përkrah Voltana Ademit në Shkodër

Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në qytetin e Shkodrës, aty ku pas pak nis derbi i basketbollit Vllaznia-Tirana.

Në një foto të publikuar në Facebook, kreu i shtetit shfaqet përkrah kryetares së bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

"Edhe pak minuta për të shijuar derbin Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj, bashkë me Kryetaren e Bashkisë, znj.Voltana Ademi. I lumtur të shoh kaq shumë sportdashës!", shkruan Meta në postimin e tij.