Analisti për VOA: Thaçi-Grenell-Vuçiç me planin e Mogherinit për ndarjen e Kosovës

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, analisti dhe njohësi i çështjeve në Ballkan, Edward Joseph ka hedhur akuza të forta duke u shprehur se, Thaçi-Grenell dhe Vuçiç po synojnë të arrijnë një marrëveshje të ngjashme me atë që ishte planifikuar në kohën e Federica Mogherinit, e që përfshin ndarjen e Kosovës.

“Qëllimi i vërtetë i Richard Grenell, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit është të arrijnë një marrëveshje dhe unë besoj që është e njëjta ose e ngjashme për atë se çfarë janë dakorduar nën udhëheqjen e Federica Mogherinit. E cila është ndarja e Kosovës, ndonjëherë e quajnë shkëmbim i territoreve, por në të vërtetë është ndarje territoriale e Kosovës, sepse nuk e dijmë sa territor të Serbisë do të marrë Kosova, ndoshta do të jetë një territor i vogël”, tha ndër Joseph për VOA-n.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb Aleksander Vuçiç si dhe personazhe të tjerë të jetës publike në Shqipëri, Kosovë dhe jo vetëm janë akuzuar si ideatorë dhe nxitës së idesë për copëtimin e Kosovës.

Ish kryeministrat Sali Berisha dhe Ramush Haradinaj i kanë akuzuar të sipërcituarit publikisht.

”Ndarja për mua është luftë, unë këtë e them pa hezitim dhe është rrezik me fol për ndarje”, do të paralajmëronte publikisht Haradinaj. /A.R, Syri.net

Intervista e plotë e Edward Joseph për Zërin e Amerikës në serbisht:

http://Glas Amerike: Šta mislite da bi bilo objavljeno posle sastanka Ta?ija i Vu?i?a, u prisustvu ameri?kih zvani?nika, da je kosovski premijer Kurti pre toga obelodanio da su kosovske vlasti bezuslovno ukinule carine?