Të parët për azilantë në BE/ Paloka: Rama vazhdon të thyejë rekordet e zeza që ka vendosur vetë

Pas publikimit të shifrave të frikshme, të cilat e nxjerrin Shqipërinë si vendin me më shumë azilkërkues në BE për frymë popullsie, vjen edhe reagimi i nënkryetarit të PD, Edi Paloka.

Përmes një video-postimi në Facebook, Paloka shprehet se kryeministri Edi Rama po thyen rekordet e zeza që i ka vendosur po vetë.

Më tej, nënkryetari i PD shton se kriza në Shqipëri e ka emrin Edi Rama.

"Rama vazhdon të thyejë rekordet e zeza që ka vendosur vetë. Shqipëria nuk është në luftë si Siria, nuk është në përplasje civile si Venezuela, nuk ka konflikte si Afganistani apo Iraku, por rezulton e para për azilkërkues në Bashkimin Europian. Kriza tek ne e ka emrin Edi Rama. Krahasimet në video nuk u lënë shumë vend fjalëve", shkruan Paloka në postimin e tij.