Marinari amerikan në Itali konfirmohet me koronavirus

Një marinar amerikan i vendosur në Napoli, Itali, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, tha të shtunën ushtria amerikane, në rastin e dytë të konfirmuar midis forcave amerikane, pas një tjetër rasti në Korenë e Jugut.

"Anëtari aktualisht është i kufizuar në vendbanimin e tij, duke marrë përkrahje dhe ndihmë mjekësore në përputhje me Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve," tha Komanda Evropiane e ushtrisë në një deklaratë, raporton Reuters.

"Profesionistët e shëndetit ushtarak po kryejnë një hetim të plotë rreth kontakteve, për të përcaktuar nëse ndonjë person tjetër mund të ketë qenë i ekspozuar," tha ai.