Raporti paraprak i Venecias/ Braho: Iu kthye mazhorancës në bumerang. Kërkonte kapjen e Gjykatës Kushtetuese

I ftuar në Syri TV për të komentuar raportin paraprak të Komisionit të Venecias sa i përket përplasjeve mazhorancë-President lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, avokati Ledio Braho është shprehur se,

“Sa i përket afatit 30-ditor, është i qartë. Në rastin e Kuvendit është kushtetues, ndërsa në rastin e presidentit nuk është kushtetues por ligjor. Kur fillon afati për presidentin? Prandaj dhe ndodhi ky ngërç. Ishte letërkëmbimi i kryetarit të KED, i cili shkaktoi edhe këtë kaos. Rradha se si është rënditja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese është qartësisht e përcaktuar në Kushtetutë.

Dërgimi i listave nga kreu i KED është një shkelje kushtetuese dhe caktimi i afatit 30-ditor tregojnë se mazhoranca ka patur qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese ose e pakta bllokimin e saj”, u shpreh Braho.

Sipas tij, kërkesa e dërguar nga vetë mazhoranca në Komisionin e Venecias lidhur me emërimin e Marsida Xhaferllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, iu kthye shumicës në  në bumerang pasi Venecia del qartazi kundër sak. 

Intervista në Syri TV: