VIDEO/ Fantastik Ekuban, ish- sulmuesi i Partizanit realizon një gol të bukur me kokë

Ish- sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban është duke kaluar një formë shumë të mirë me skuadrën e Tranzospor në Turqi.

25 vjeçari shpesh na ka impresionuar këtë sezon me golat e tij, të cilët janë njëri më i bukur se tjetri. Ekuban realizoi përsëri për ekipin e tij edhe në ndeshjen e sotme ndaj Gaziantep.

Ganezi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 22-të. Pas një harkimi nga e djathta, Ekuban u ngrit bukur me kokë brenda zonës, teksa goditi saktë duke mos i dhënë asnjë shans portieri mik.

Një gol fantastik ky i ish-sulmuesit të Partizanit, që la gjurmë në Kategorinë Superiore. Skuadra e Trabzonsporit është një nga favoritet kryesore këtë sezon për të fituar titullin kampion.