Trajleri del nga korsia përplaset me mbrojtëset anësore, bllokohet Rruga e Kombit

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën e Kombit.

Një trajler mësohet se ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat anësore.

Aksidenti është shënuar në Urën me Harqe në segmentin Milot-Rrëshen.

Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime serioze nga ky aksident/

Ndërkohë që aksi rrugor është bllokuar në njërin krah të lëvizjes për shkak të batimit të mjetit të rëndë.

Shkak për humbjen e kontrollit të mjetit mësohet se është bërë lagështira në rrugë si dhe shpejtësia e lartë.