Koronavirusi/ Papa do e transmetojë lutjen e së dielës me video

Papa Françesku nuk do të paraqitet në sheshin e Shën Pjetrit për të shmangur njerëzit që të mblidhen pas shpërthimit të koronavirusit. Kështu bëri të ditur Vatikani.

Audienca e tij do të transmetohet me video pa pjesëmarrës.

Ndërkohë më herët është raportuar se Papa po kalon një ftohje. Pavarësisht spekulimeve, Vatikani ka mohuar zërat se ai është prekur nga koronavirusi.

Italia është një nga vendet më të prekura nga sëmundja vdekjeprurëse.

Ndërkohë në një tjetër zhvillim, Franca dhe Spanja kanë raportuar për shtim të numrit të viktimave nga sëmundja. Në Francë janë 11 të vdekur deri më tani, në Spanjë 10.