FOTO/ Prekëse, nxënësit e përshëndesin nga larg mësuesin për shkak të koronavirusit

Shumë nxënës kanë pasur mundësi që ditën e sotme tu dhurojnë mësuesve të tyre dhurata ose lule, por jo të gjithë kanë të njëjtin fat.

Në zonën e prekura nga koronavirusi në Itali, disa nxënës vetëm e kanë përshëndetur me dorë mësuesit e tyre, pasi ky i fundit ndodhet në "zonën e kuqe".

6 fëmijët kanë ndaluar anash rrugës, në kufirin mes "zonës së kuqe" dhe asaj "të verdhë", në një qytet pranë Lodi-t.

Skena prekëse është postuar në Instagram nga mamaja e njëri prej fëmijëve, e cila shkruan: Në kufi, përshëndetje, ç'kemi mësues, emocion, koronavirus, zona e kuqe dhe e verdhë.