‘Do t'i vesh motrat me të zeza’/ Si e kërcënoi Kujtim Gjuzi gruan dhe djalin

Bashkëshortja e deputetit Kujtim Gjuzi rrëfen me detaje se çfarë ka hequr ndër vite nga deputeti.

Në muajin shkurt 2020 M.K. ka depozituar një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës, ku ka kërkuar zgjidhjen e martesës me deputetin Kujtim Gjuzi, për shkak se bashkëjetesa midis tyre është e pamundur, kryesisht prej dhunës psikologjike dhe verbale të vazhdueshme të Kujtim Gjuzit, në drejtim të saj dhe fëmijës se tyre.

M.Gj, tregon se e ka mbajtur për shumë vite, burrin në shtëpinë e saj dhe tashmë situate ka dalë jashtë kontrollit, duke pohuar se burri i saj, deputeti Kujtim Gjuzi, shoqërohet me njerëz kontingjentë kriminalë, me anën e të cilëve i bën presion psikologjik të vazhdueshëm.

Gjithashtu, bashkëshortja tregon se procesi për zgjidhjen e martesës, ka ndikuar në gjendjen psikologjike tek fëmija i mitur H.Gj, pasi babai i tij deputeti Kujtim Gjuzi, ka gjeneruar në kërcënime të vazhdueshme drejtuar fëmijës së tyre, me qëllim që fëmija të transmetojë kërcënimet e tij te unë M.K. Kërcënimet vijnë në forma të ndryshme me qëllim për të pushuar gjykimin për zgjidhjen e martesës.

Sipas M.K, djali i mitur H.Gj është gjendur në takime të vazhdueshme me njerëz kontigjentë të krimit dhe babait të tij, ku tema e bisedës së tyre sipas saj ka qenë eliminimi i familjarëve të M.K dhe asaj personalisht, nëse nuk do të tërhiqej nga zgjidhja e martesës.

Gruaja e deputetit Kujtim Gjuzi thotë në gjykatë se djali i saj, H.Gj, pas takimeve të babait ka shkuar në shtëpi i tronditur, duke qarë dhe duke i kërkuar ndihmë nënës së tij, pasi babai i tij e ka marrë nga banesa ku jeton me nënën e tij dhe kanë udhëtuar tej normave të lejuara, drejt Shkodrës, pa dijeninë e saj.

Më tej në rrëfimin e saj gruaja e Kujtim Gjuzit tregon se deputeti Gjuzi, e ka kërcënuar duke i thënë: “…se do të vesh me të zeza të gjithë motrat e tua…”. Kujtim Gjuzi, jetonte në banesën ne pronësi të M.K të blerë prej saj para martese në vitin 2002, duke i kërkuar vazhdimisht asaj indirekt që të tërhiqet nga padia per zgjdhje martese.

“Në pamundësi për të jetuar në banesën e saj dhe në kushtet e kërcënimit nga bashkëshorti i saj, nëpërmjet mediave deri në nëpërkëmbjen e integritetit të saj, kërkoi mbrojtje për vehte dhe për djalin nga dhuna psikologjike verbale dhe veprimet arbitrare të palës së paditur,i cili i ka zaptuar banesën”-thotë në rëfimin e saj gruaja e deputetit Gjuzi.

Ndërsa vetë Kujtim Gjuzi, në rrëfimin e tij në gjykatë është shprehur se asnjë nga pretendimet e bashkëshortes së tij nuk qëndron, pasi gjithmonë ka qënë një bashkëshort dhe baba i përkushtuar.

Gjithashtu, deputeti Gjuzi ka treguar në gjykatë se nuk ishte dakort edhe me relacionin e përgatitur nga psikologja, ku ka pasqyruar te gjitha deklarimet e fëmijës së tij H.Gj, me pretendimin se djali i tij është i mësuar nga nëna e tij.

Gjuzi i tha gjyqtares se ekziston mundësia e normalizimit të marëdhënieve bashkëshortore, duke kërkuar nga gruaja e tij që të heqë dorë nga padia për zgjidhjen e martesës. Deputeti Kujtim Gjuzi, pohoi se gruan e ka ndihmuar në ecurinë e biznesit të ngritur prej saj. Pak ditë më parë u botua urdhëri i mbrojtjes të dhënë nga gjykata e kryeqytetit, ku detyronte deputetin Kujtim Gjuzi, të dilte nga shtëpia dhe të qëndronte 200 metra larg banesës dhe bashkëshortes e djalit të tij.

Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë që i lëshohet komisariatit nr. 1 në Tiranë, të cilës sipas vendimit të gjykatës duhet të shoqërojnë deputetin Kujtim Gjuzi për të tërhequr sendet personale nga apartament në pronësi të gruas.

Mësohet se ky vendim tashmë është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, dhe deputetit Kujtim Gjuzi, nuk i mbetet gjë tjetër veçse nën shoqërinë e efektivave të policisë të tërheqë sendet personale nga shtëpia dhe të largohet nga banesa e bashkëshortes së tij.