Shënoi në ndeshjen e fundit, Çekiçi merr vlerësimin e rëndësishëm

Endri Çekiçi po kalon një formë të mirë në kampionatin në Slloveni, me skuadrën e Lubjanës.

Progadecari ishte protagonist me gol edhe në sfidën e fundit që skuadra e tij zhvilloi ndaj Aljumin.

Pikërisht për këtë, Çekiçi ka marrë edhe një vlerësim të rëndësishëm, që mund t’i japë shtysë të punojë akoma më fort në të ardhmen.

Çekiçi është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Slloveni, që tregon për formën e mirë që po kalon ky futbollist, i cili tashmë shpreson edhe për një ftesë nga Reja për Kombëtaren.