Fifi nostalgjike, kujton audicionin e parë në 10-vjetorin e tij

Sot është një ditë e veçantë për Fifin. Si sot, 10 vite më parë, ajo dha audicionin e saj të parë.

Ajo nuk e ka harruar këtë datë, pavarësisht axhendës së saj të zënë.
Teksa ndodhet në një udhëtim për një koncert në diasporë, ajo ka ndarë disa foto në rrjete sociale.

Ajo ka treguar se e ka ëndërruar këtë ditë kur do të vizitonte shqiptarët në mërgim dhe do të këndonte bashkë me ta tekstet e këgëve të saj.

Po ashtu, Fifi thotë se ky rrugëtim 10 vitësh ishte i lodhshëm, por shumë pasionant, prandaj falënderon publikun për mbështetjen.

“Kam enderru diten qe ka me fillu me shku me i vizitu e mu argetu bashke me shqipet ne mergim.. Kam enderru diten qe te medhenje e te vegjel me i kendu fjale per fjale tekstet e kengeve te mija .. Kam enderru diten qe me marr dashni prej publikut .. ka edhe shume gjera tjera po spo i them te gjitha .. Sot jane bere 10 vjet prej audicionit tim te pare .. 10 vjet prej nisjes te ketij rrugetimi kaq te lodhshem por aq pasionant . PUBLIK I DASHTUN .. Po tmos ishit ju qe me rrini afer , po tmos ishit ju qe me mbeshtesni e e doni muziken tem , une akoma do isha thjeshte nje goce e panjohur qe ben vija melodike neper studiot e prishtines .. faleminderit ”, ka shkruar ajo