‘Venecia’/ Ironia e ish-ministrave: Rilindasit, të dh..., por krenarë

Komisioni i Venecias u dërgoi një raport paraprak palëve për situatën e krijuar në vend për shkak të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe për nismën e socialistëve për shkarkimin e presidentit.

Pjesë të raportit u publikuan nga Zëri i Amerikës dhe ato i japin të drejtë presidentit dhe sugjerojnë se mazhoranca dhe Edi Rama janë kapur disa herë në dhunim të Kushtetutës.

Socialistët nga ana e tyre nuk kanë reaguar për këtë raport, por disa ish-ministra të tyre kanë bërë komente online.

Taulant Dedja shkruan se: “Rilindasit që po “ruajnë” konfidencialitetin për Raportin e Komisionit të Venecias më kujtojnë shprehjen të dh…, por krenarë…”.

Kurse Elmaz Sherifi tha se “Raporti i Venecias ishte 1 milionë shuplaka për qeverinë antikushtetuese”.

Një tjetër ish-ministër, Ylli Manjani, shkruan: “Po këta të Zërit të Amerikës e dinë që Ambasada Amerikane ka thënë të mos nxirret raporti i Venecias?!”