Greqi, konfirmohen 14 raste të reja me koronavirus, 45 numri i të prekurve

Ministri e Shëndetësisë në Greqi konfirmoi 14 raste të reja të të prekurve me koronavirus ditën e sotme (7 shkurt).

Kjo e ka çuar numrin në total të të prekurve në 45, por fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë.

Sipas ministrisë, 11 prej 14 rasteve të reja i përkain grupit që udhëtuan në Holy Land. Ndërkohë që tre personat e tjerë kanë qenë në kontakt me disa të tjerë.

Gjithashtu ata njoftojnë se janë marrë masa të rrepta në të gjithë vendin si pezullimin e proceseve mësimore dhe të udhëtimeve të ndryshme.

Zëdhënësi i ministrisë thotë se nuk kanë lokalizuar epiqendrën e përhapjes së këtij virusi por kjo nuk duhet të përhapë panic për qytetarët.