E ardhmja e Maldinit, klubi i Milanit merr vendim

Situata te klubi i Milanit nuk është aspak e mirë. Zvonomir Boban pritet të largohet dhe bashkë me të u përfol se do të largohej dhe Paolo Maldini. Mirëpo diçka e tillë nuk do të ndodhë, të paktën deri në fund të sezonit.

 Këtë e konfirmon “Gazzetta dello Sport”, ku sipas tyre Maldini do të qëndrojë deri në fund të sezonit. Ky vendim është marrë, pasi presidenca kuqezi nuk kërkon të rrezikojë një zemërim akoma më të madh të tifozëve, të cilët edhe me largimin e Boban nuk ishin dakord. Në fund të sezonit, pritet që Maldini të ndajë rrugët me “Djallin”.