Dhunonte bashkëshorten adoleshente, kapet vlonjati i dehur në timon dhe i armatosur

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një shtetasin, E. V, 31 vjeç, i cili ishte duke dhunuar bashkëshorten e tij adoleshente në banesë. Po kështu Policia e Vlorës ka ndaluar edhe një shtetas i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe me vete mbante një armë sportive pa leje.

‘Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin B.K., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u kap në Bulevardin "Ismail Qemali" Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, Policia ka gjetur një armë sportive pa lejen e organeve kompetente.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.V., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u kap në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 19 vjeçare.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.’