Roma nuk paguan dot kartonin e Smalling, tre skuadra të njohura angleze shfaqin interes për mbrojtësin

E ardhmja e mbrojtësit Chris Smalling te Roma vihet në pikëpyetje. Kryeqytetasit janë shumë larg një akordi me Manchester United për blerjen e kartonit të lojtarit, i cili u huazua verën e kaluar te verdhekuqtë. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” kërkojnë 30 milionë euro për kartonin e Smalling, një shumë që klubi i Romës nuk është gati që ta investojë.

Italianët arrijnë deri në një ofertë prej 20 milionë eurosh, plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh. Forma e mirë që Smalling po tregon në Seria A, kanë zgjuar edhe interesin e klubeve të tjera, si Everton, Tottenham apo Arsenal