Jeffree Star jeton në një kështjellë/ Artisti i makeup-it tregon shtëpinë e tij gjigante

Artisti i makeup-it, Jeffree Star, ka shpenzuar kohët e fundit 14 milionë dollarë në vilën e tij të, të cilën ai e quan ‘kështjella e ëndrrave’.

Star ka një vlerë neto prej 75 milionë dollarësh, pas krijimit të perandorisë së tij të makeup-it.

Ai postoi në Youtube një video të shtëpisë së tij gjigante, e cila ndodhet në Hidden Hills, Kaliforni.

‘Kështjella’ ka një sipërfaqe prej më shumë se 7 km katrorë dhe ka një palestër me dy kate e 13 banjo. Në të ndodhen 8 dhoma gjumi dhe dy shtëpi miqsh.

Prona është e bardhë nga jashtë dhe ka një çati blu, duke të të kujtuar kështu kështjellën e Disney-t.

Në fqinjtë e tij të famshëm përfshijmë Kylie Jenner, Kris Jenner, Drake dhe Will Smith.

Nëse Jeffree ndihet shumë i lodhur, duke ecur në shtëpi, ai mund të përdorë ashensorin e tij.
Shtëpia ka gjithashtu një kinema, një bar, një qilar vere, disa sauna, një sallë për ballo, një dhomë lojërash dhe një garazh me kapacitet 16 makina.

Pjesë e pronës së tij janë gjithashtu një pishinë gjigante, një bar i jashtëm veror dhe madje edhe një hangar.