‘Koronavirusi është emergjencë dhe jo rutinë’, Vasili thirrje qeverisë: Zgjohu!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa, ndërsa thekson se koronavirusi është emergjencë dhe jo rutinë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili shkruan se qeveria duhet të vërë në dispozicion të gjitha paratë që duhen për përmbushjen e plotë të mungesave skandaloze në materiale mjekësore.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Qeveri zgjohu, coronavirusi është Emergjencë Kombëtare dhe jo rutinë!

Coronavirusi si një emergjencë e jashtëzakonshme shendetësore dhe që po shtrihet frikshëm në Europë duhet trajtuar si e tillë, pra si emergjencë shumë serioze dhe tepër e komplikuar.

Eshtë e qartë se Qeveria shqiptare lidhur me financimin e kësaj emergjence globale po e trajton atë si rutinë dhe me shpresën e sytë nga qielli duke thënë: hajt ishallah mbaron dhe ja hedhim pa shpenzuar lekë.

Pikërisht në këto momente kritike, konstatimi i mungesës edhe në Qendrat Shendetësore në mes të Tiranës të materialeve më bazike si maska, doreza si dhe mungesa e ujit e alkolit dhe dezinfektanteve nuk është thjesht skandal është potencialisht Risk Kombetar.

Edhe një vatër e vetme e neglizhuar mund të bëhet pika e shpërthimit të epidemisë me pasoja shumë të rënda për gjithë vendin.

Komentet propagandistike të qeverisë dhe mohimi i fakteve kanë zero vlerë, duhen financime e veprime konkrete, për të mbrojtur shqiptarët nga ky Risk Kombetar.

Coronavirusi nuk është rutinë është një emergjencë shumë e rendë.

Qeveria duhet të vërë në dispozicion të gjitha paratë që duhen për përmbushjen e plotë të mungesave skandaloze në materiale mjeksore.

Qeveria në i mungofshin paratë, le tua marrë oligarkëve, qe ti mbrojë edhe ata vetë nga coronavirusi, i cili po shpertheu nuk bën dallim mes oligarkut dhe njeriut të thjeshtë.

Qeveria duhet të kuptoje se me aq para' sa ka vendosur deri tani nuk ka bërë thuajse asgjë për  përballimin e emergjencës nga coronavirusi.

Ta themi troç 1 milion dollarë të dhëna nga Qeveria janë një shifër qesharake perballë një Emergjence, që perveç Riskut shumë të lartë të shendetit, ka pasoja shkatërrimtare edhe për ekonominë kombëtare.

Ndaj çdo lek i financuar është jetë njerëzish të shpëtuara, por shpëtim edhe për ekonominë, këtë duhet të kuptojë edhe kjo qeveri e papërgjegjshme.

Me coronavirusin nuk luhet, por luftohet.

Eshtë në lojë shendeti i qindra mijë shqiptarëve.

Respekt dhe mbeshtetje pa fund personelit mjeksor që lufton në vijë të parë, ndonese i pambrojtur dhe i papaguar si duhet.