SHBA, gati testimet për vaksinën kundra koronavirusit, kërkohen 45 vullnetarë

Një test tjetër për vaksinën kundër koronavirusit është aprovuar dhe do të zhvillohet në qendrën shkencore në Seattle.

Ata duan të rekrutojnë njerëz të moshave 18 deri në 55 vjeç të prekur nga koronavirusi për tu bërë pjesë e këtij testi.

Puna do të fillojë të hënën (9 mars). Kjo do të jetë faza e parë e këtij procesi ku më pas do të ndiqet nga teste të tjera për personat nën moshën 18 vjeç si dhe për mosha më të rritura 55 vjeç.

Ndërkohë qendra shëndetësore në Massachusetts ka prodhuar një vaksinë që ndihmon në kurimin e sëmundjes.

Ajo konsiston në dy doza që duhet të merren me në një periudhë kohore prej 28 ditësh nga njëra-tjetra.